Ansambli kombëtar i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhuron spektakël në Vlorë

Sheshi i Lungomares në Vlorë mbushet sërish, këtë herë nga ansambli kombëtar i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Këngë e valle të trojeve nga jugu në Veri në turin e koncerteve tradicionale është ndalur në qytetin e Vlorës ku emrat e rëndësishëm vokalist e valltarë të teatrit kanë mbajtur ndezur atmosferën për më shumë se 3 orë.

Drejtori artistik i festivalit, Sokol Marsi thotë se ky është një tur që ndalet në qytet kryesisht me potencial turizmin, për të sjellë edhe një herë vlerat e traditës, ndërsa njeh edhe turistët me artin shqip.

Kostumografi, vallet individuale, dyshe e në grup, këngët popullore të trevave, kanë argëtuar sot publikun nga shëtitorja e qytetit Bregdetar të Vlorës.