Ankimoi sekuestron e dy vilave, Kryemadhi: Do shkojmë në Strasburg! Prokuroria qëndroi në kuadrin e thashethemeve gazetareske

Monika Kryemadhi ishte sot në Apelin e GJKKO në lidhje me sekuestron e dy vilave.

Në fjalën e saj për gazetarët, Kryemadhi u shpreh se prokuroria nuk kishte marrë ekspertë.

Ajo shtoi se ishte e sigurt që kjo çështje do të shkonte në Strasburg.

“Ngrita një pyetje, prokurorët e SPAK kanë marrë kredi i japin me qera dhe marrin nga 3 shtëpi është e paligjshme? Mamaja ime e ka blerë me kredi dhe jeton aty.

Prokuroria nuk ka marrë ekspertë financiarë, qëndruan në kuadrin e thashethemeve gazetareske”, tha ajo.