Ankimoi kontrollin e vilave, Apeli i GJKKO ”rrëzon” Ahmetajn

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj që kërkoi që kontrollet në banesën e partneres së tij në vilën në Hamallaj të cilësoheshin si të paligjshme. 

Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtari Dhimiter Lara në dhomë këshillimi ka vendosur mospranimin e ankimit ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, sa i takon kontrolleve të kryera pak ditë më parë në vilën në Hamallaj të Erjola Hoxhës, e cila është sekuestruar.

Më 9 mars, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer kontrolle në shtëpinë e ish-gruas dhe partneres aktuale të Ahmetajt.

Ahmetaj kërkoi konstatimin e vendimit të shkallës së parë si anti-kushtetues pasi duhej marrë miratim nga Kuvendi.