Anisa qëlloi në shenjë! Dasara: Si u thyen rregullat me hyrjen e Bora Zemanit. Çfarë u tha mbrëmë në liven e Replikë…
Edhe këtë prime të Big Brother VIP Albania, nën prezantimin e Xhon Jesku dhe me të ftuar të përhershëm Dasara Karaiska, Arbër Zeka, e Anisa Musta, si dhe me të ftuar special ish banorë të Reality Shoë-t më të famshëm në Shqipëri, si Bruno dhe Iliri, u fold he u komentuan sjelljet e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Fokusi kryesor ishte në parashikimet për primen, duke u ndalur në një eliminim të dyfishtë. Anisa Musta qëlloi edhe këtë herë në shenjë duke thënë se është balerini Graciano Tagani ai që do të largohej. Bruno nga ana tjetër, përveçse komentoi lojën në tërësi, shprehu dëshirën dhe gadishmërinë për të qenë sërish pjesë e Big Brother. Nuk munguan thumbat e herëpashershme e të zakonshme të Dsarës. Ajo komentoi mbi hyrjen në shtëpi të aktores së humorit Rita Lati, por nuk la pa përmendur thyerjen e rregullave nga ana e Bora Zemanit. Arbër Zeka foli për një eliminim të mundshëm të Meritonit, duke shtuar se nëse ky i fundit del nga shtëpia, nuk do të pranonte të hapte biletën e kthimit. Artistëve dhe gazetarëve ju u shtua në komente edh eish banori Medridian Ramçaj.