Anija “Libra” nis udhëtimin nga Brindisi për në Gjader me 40 emigrantë në bord
Anija e Marinës “Libra” është nisur mëngjesin e sotëm nga porti i Brindisit, në Itali, drejt kampit të Gjadrit në Shqipëri, duke transportuar 40 emigrantë, të cilët janë mbërritur së fundmi në qendrën e pritjes për azilkërkuesit (CPR) në Brindizi. Migrantët, të cilët përfaqësojnë shtetas të kombësive të ndryshme, do të transferohen në kampin e ndalimit dhe riatdhesimit të refugjatëve në Gjader, pas një vendimi të qeverisë italiane.
Ky transferim bëhet në kuadër të dekretit të miratuar më 28 mars, i cili lejon transferimin e azilkërkuesve dhe migrantëve të parregullt, të cilëve u është dorëzuar dekretimi i dëbimit nga autoritetet italiane dhe për të cilët gjykata ka vendosur qëndrimin në qendrat e pritjes.
Kampi i Gjadrit është një nga strukturat që mbështet procesin e riatdhesimit dhe integrimit të emigrantëve, dhe ky transferim është pjesë e masave për menaxhimin e fluksit të emigrantëve në rajon.