Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me pesë vite burg për armëmbajtje pa leje në Angli.
Fatjon Sadikaj u ndalua nga policia angleze pasi po lëvizte në mënyrë të çuditshme në Chaddock Lane, Salford.
Efektivët dyshuan se shoferi ishte nën ndikimin e pijeve ose drogës. 38-vjeçari nuk iu nënshtrua testit të alkoolit dhe u arrestua me dyshimin se kishte ecur me automjet në gjendje të dehur.
Gjatë kontrollit, Sadikaj fillimisht i ka treguar policisë se ka një armë dhe teksa qeshte, sipas mediave vendase, ka thënë: “Nuk është e vërtetë, janë vetëm argëtim dhe lojëra”.
Oficerët gjetën një pistoletë me mulli dhe ai u arrestua më tej me dyshimin për posedim të një arme zjarri.
Sadikaj u deklarua fajtor për posedimin e një arme zjarri dhe u dënua me pesë vjet burg.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ