“Anëtarësimi në BE, një histori dashurie” – Rama: Pasi këndon serenata për vite, dritarja më në fund është hapur dhe duhet të ngjitemi
Kryeministri Edi Rama ka përshkruar anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si një “histori dashurie” që kërkon përkushtim dhe këmbëngulje deri në fund.
Gjatë një deklarate për mediat, Rama theksoi se pas viteve të tëra përpjekjesh dhe serenatave diplomatike, dritarja e BE-së është më në fund e hapur dhe është koha që Shqipëria të ngjitet përmes saj.
Sipas tij, e gjithë kjo procedurë asistohet edhe nga inteligjenca artificiale, duke nënvizuar rëndësinë e teknologjisë në këtë proces vendimtar.
“Unë nuk e kam humbur asnjëherë besimin, por kam thënë që kjo është një histori dashurie, ku deri kur ana tjetër do ta ndjeje për ty ti nuk duhet të dorëzohesh dhe duhet të jesh gati kur ana tjetër do hapë dritaren pasi ti rri këndon poshtë dritares, me vite të tëra dhe bën serenata.
Tani dritarja është hapur, çarçafi është hedhur poshtë, ne të dashuruarit duhet të ngjitemi, duke pasur parasysh që dritarja mund të mbyllet nëse nuk ngjitemi”, tha Rama.