Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, presidenti Begaj: Urime Kosovë!


Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me vendimin e Asamblesë Parlamentare të NATOs për zgjedhjen e Kosovës si Anëtare e Asociuar në Asamble.

Në një postim në rrjetin social “X”, Begaj ka uruar Kosovën.

“Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”, shkroi Begaj.

Shumica e vendeve kanë votuar pro, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë ku u mor vednimi për Kosovën.

Check Also

Konsensus PD-PS, Kuvendi miraton me 106 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Mazhoranca dhe opozita miratuan me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Me 106 vota …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *