Analiza/ Si dështoi procesi i votimit në veri të Kosovës dhe cilat janë pasojat

Procesi i votimit që u zhvillua ditën e djeshme për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë dështoi, pasi vetëm një numër minimal i qytetarëve e shfrytëzuan të drejtën e votës dhe interesimi ishte tejet I vogël.
Në disa qendra ka nisur me vonesë, për shkak të vonesave të anëtarëve të këshillave për të ardhur në vendvotim, por kemi arritur t’i hapim”, u shpreh Zoran Stojanoviç nga KKZ.

Në lidhje me dështimin e votimit në veri për largimin e kryetarëve shqiptarë ka reaguar edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e cila
përmes një shkrimi në Facebook, ajo thotë se qytetarët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë. Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t’i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin”.

Ajo kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese që i janë vënë Kosovës.

Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë”, tha Osmani.
Në qendrat e votimit mëngjesin e të dielës e vizitoi edhe Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili foli edhe për bojkotin që qytetarët serbë, nën thirrjet e Listës Serbe i bënë procesit.

Lista Serbe dëshiron ta ketë monopolin mbi politikën e serbëve në Kosovë, ata i shohin institucionet vetëm për vetën, jo për qytetarët”.
Me probleme teknike të herë pas hershme u përcoll votimi edhe në Zubin Potok, komunë kjo që ka 6 mijë e 877 banorë me të drejtë.
“Na ka munguar lidhja e internetit për disa momente, disa probleme teknike, por është evituar”, tha Agim Krasniqi.
Interesimi i qytetarëve për të votuar pro ose kundër shkarkimit të kryetarit të kësaj komune, Izmir Zeqirit ishte i ulët. E as vetë kryetari nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij të votës.
“Është hera e parë që nuk do të shfrytëzoj të drejtën për të votuar, arsyeja është se nuk dua të shkaktoj huti se a ka votuar kryetari pro apo kundër shkarkimit të kryetarit. Nuk do të dal fare”, tha Izmir Zeqiri, kryetari i Zubik Potokut.

Zveçani ishte komuna në të cilën deri pasditen e vonë nuk votoi asnjë qytetar.

As kryetari i kësaj komune, Ilir Peci nuk ka votuar për apo kundër shkarkimit të tij. “Nuk kemi votuar dhe nuk do të dalim”, tha ai.
Në Mitrovicë të Veriut, komunë kjo me 18 mijë e 796 qytetarë me të drejtë vote, nisi procesin e votimit pa probleme të theksuara, por qytetarët ishin të painteresuar. Edhe ata që votuan, ishin kryesisht shqiptarë dhe boshnjakë.Edhe në këtë komunë si në të tjerat, ambasadorët e vendeve të QUIN-it erdhën për monitorim të procesit.

Jemi këtu për të vizituar qendrat e votimit këtu në Mitrovicë të Veriut dhe do të shkojmë në Zvecan. është e rëndësishme për në që të shohim nga afër se si po shkon procesi”, u shpreh Olivier Guérot, Ambasador i Francës në Kosovë.
Ndërkombëtarët e vëzhguan procesin me 17 ekipe dhe rreth 60 persona në terren. Në vëzhgim të situatës ishin KFOR-i dhe EULEX që bënin patrullime të vazhdueshme nëpër katër komunat veriore.

Aktualisht Mitrovica e Veriut, Zubin Potoku, Leposaviçi dhe Zveçani, udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.
Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it.

Qeveria e Kosovës e cila u përball me masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veri, u pajtua të organizojë zgjedhje të reja, përmes një votimi për shkarkimin e kryetarëve aktual.
Në muajin janar qytetarët serbë në komunat veriorë nënshkruan një peticion për shkarkimin e kryetarëve dhe pas kësaj Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli ditën e votimit për shkarkim.
Por, ndonëse mori pjesë në nënshkrimin e peticionit, Lista Serbe e themeluar dhe mbështetur nga Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë. Lista tha se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

Pse dështoi procesi i votimit?

Beogradi njoftoi me 7 prill se nuk do të marr pjesë në votime duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po bën përpjekje të vazhdueshme që ky votim të dështojë. Në lidhje me numrin minimal të pjesëmarrësve në votim, lista tha se një ndër arsyet e mospjesëmarrjes është edhe fryrja e listës së votuesve, por pa ofruar ndonjë provë për këtë pretendim.

Cilat janë pasojat e mosvotimit për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë të katër komunave në veri të Kosovës?

Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, nëse nuk zëvendësohen nga pjesëtarë të komunitetit serb të dielën, thotë për Radion Evropa e Lirë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Ai thekson se nëse votimi për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill nuk rezulton i suksesshëm, nisma e re për këtë qëllim nuk do të mund të merret në 12 muajt e ardhshëm.

Kjo rrethanë është domethënëse, sepse e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna, sidomos nëse e kemi parasysh edhe faktin se në vitin 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat zakonisht shpallen në tremujorin e dytë të vitit paraprak [në këtë rast më 2024”, thotë Cakolli.

Në anën tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, vlerëson se kryetarët shqiptarë që mbeten në pushtet, mund ta thellojnë krizën dhe t’i rrisin sërish tensionet në terren.