Analiza e CNN: Plani i Trump për Ukrainën! Zona e demilitarizuar, territoret e ‘pushtuara’ dhe roli i NATO-s

Mediat amerikane janë fokusuar së fundmi në politikën që do të adoptojë presidenti i zgjedhur Donald Trump për Ukrainën me synimin për t’i dhënë fund luftës, pasi Trump njoftoi se dëshiron të emërojë Keith Kellogg si të dërguar special në Ukrainë.

Tre pikat kyçe në tryezë janë mbështetja ushtarake për Kievin, territoret e pushtuara dhe anëtarësimi i Ukrainës në NATO.

“Jam shumë i lumtur të emëroj gjeneralin Keith Kellogg për të shërbyer si ndihmës i presidentit dhe i dërguar i posaçëm për Ukrainën dhe Rusinë”, shkroi Trump më herët në rrjetin e tij social “Truth”.

“Së bashku do të sigurojmë PAQEN PËRMES FUQISË dhe do ta bëjmë Amerikën dhe botën Sërish të Sigurt!” shkroi Trump më tej.

Siç raporton CNN, në emërimin e Keith Kellogg si të dërguarin e tij të posaçëm në Ukrainë, Donald Trump zgjodhi gjithashtu një plan shumë specifik për çështjen më të mprehtë të politikës së jashtme, për të cilën Biden është vënë nën kritika.

 

 

 

 

 

 

“Anëtarësimi i Ukrainës në NATO duhet të ndalet për një kohë të pacaktuar”

Keith Kellogg, ish-këshilltari 80-vjeçar i Trumpit për sigurinë kombëtare, shkroi për luftën se administrata e Biden kishte “ngatërruar” Amerikën në një luftë pa fund.

Ai theksoi se qasja më diplomatike e Trump ndaj Putinit do ta lejojë atë të arrijë një marrëveshje.

Keith Kellogg thekson se duhet të ishin dhënë më shumë armë para dhe menjëherë pas pushtimit rus në mënyrë që Ukraina të fitonte.

Ai gjithashtu thekson se pranimi i Ukrainës në NATO duhet të pezullohet për një kohë të pacaktuar.

Kellogg thotë gjithashtu, se ndihma e ardhshme e SHBA do të varet nga negociatat e Ukrainës me Rusinë.

Zona e demilitarizuar dhe territoret e pushtuara

Siç shkruan CNN, do të vendoset një zonë e demilitarizuar. Nëse Rusia pajtohet me këtë, Moska do të marrë një lehtësim fillestar të sanksioneve, i ndjekur nga heqja e plotë kur të nënshkruhet një marrëveshje paqeje, për të cilën është dakord Ukraina.

Ukraina, siç thekson edhe botimi, nuk do t’i kërkohet të heqë dorë nga rimëkëmbja e territoreve të pushtuara, por do të negociojë për këtë çështje përmes diplomacisë.

Në të njëjtën kohë, një zonë e çmilitarizuar do të duhet të kontrollohet shumë, me trupa të NATO-s ose ushtarë nga vende të tjera.

Do të ketë gjithashtu një kufi për ndihmën ushtarake për Ukrainën, diçka që republikanët e kanë kritikuar prej kohësh dhe Biden e ka kritikuar ashpër.