Ana Lika bën rrëfimin prekës: U diagnostikova me epilepsi, e kam fshehur sëmundjen nga frika

Aktorja Ana Lika ka ndarë një rrëfim të rrallë dhe prekës për një nga periudhat më të vështira të jetës së saj.

Pas humbjes së nënës, Ana është përballur me një krizë të rëndë shëndetësore dhe emocionale.

“Pas vdekjes së mamit, më diagnostikuan me një problem neurologjik një formë epilepsie. Kisha frikë të tregoja që isha e sëmurë. Jo sepse më vinte keq për veten time, por sepse nuk doja që vajza ime të kishte një mama të paaftë.  E kam pyetur nëse donte të rrinte me mua. Doja të dija nëse i peshoja. Nuk doja të isha barrë për askënd”, tregoi Ana, duke shtuar se për herë të parë një krizë epilepsie e kishte përjetuar pikërisht gjatë kontrollit të parë për vajzën e saj.