AMP sekuestron 6 kg heroinë në  Kapshticë, dyshohet se …

AMP në bashkëpunim me pikën kufitare të Kapshticës po kryejnë kontrolle të përbashkëta mbi analizën e riskut. Ndërsa mësohet se në një mjet është konstatuar një sasi droge , janë  sekuestruar rreth 6 kg heroinë duke dalë në  kufi në Kapshticë.

Ndërsa burime bëjnë  me dije se janë  përfshirë  edhe punonjës policie.

Momentalisht nuk ka të arrestuar, por të shoqëruar, të cilët do të merren në pyetje për zbardhjen e mëtejshme të rastit.

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe pritet që të ketë njoftim zyrtar nga policia kufitare.

Vijon..