AMP jep detaje: Predha e armës shpoi derën e mjetit ku transportohej drogë. Çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë


Policia në Tiranës ka kryer një operacion antidrogë, teksa u kap 1 kilogram kokainë dhe në pranga kanë përfunduar shtetasit Enea Sulejmani, Igli Begaj 20 vjeç dhe Shkëlqim Ostreni 26 vjeç.

AMP me anë të një deklarate për mediat, ka dhënë detaje nga operacioni. Bëhet me dije se mes të arrestuarve dhe policisë ka pasur një përplasje. Për shkak të rezistencës ndaj policisë, efektivët kanë përdorur armë zjarri. Plumbat kanë shpuar derën e makinës ku transportohej droga, ku i plagosur ka mbetur shtetasi Enea Sulejmani.

Njoftimi:

 

 

 

Në datë 21.03.2024, në Rrugën “Mihal Duri’ Tiranë, strukturat për Hetimin kundër Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, gjatë veprimeve policore në funksion të një procedimi penal, me qëllim arrestimin e disa personave të dyshuar për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, e kryer në bashkëpunim, kanë hasur në kundërshtimin dhe mosbindjen e disa shtetasve, ku njëri prej tyre, duke drejtuar automjetin tip “Tiguan”, në tentativë për t’u larguar, ka kryer manovra të rrezikshme duke  goditur dhe duke u bërë rrezik serioz për jetën e disa punonjësve të policisë, si dhe ka shkaktuar dëme materiale një automjeti të Policisë së Shtetit.