‘Amnistia uli dënimin e dhjetërave zyrtarëve të korruptuar’/ Manja i përgjigjet SPAK: Të enjten do të mësoni të vërtetën

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur ditën e sotme SPAK për lirimin e zyrtarëve të korruptuar nga Amnistia Penale.

Ministri thotë se të gjitha përgjigjet do t’i japë ditën e enjte në Kuvend, pasi do të mbahet një interpelancë që ka kërkuar Partia Demokratike.

Manja tha se nuk ka asgjë për të fshehur.

“Të gjitha përgjigjet i marrin të enjten se më kanë thirrur në interpelancë! S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, është një ligj që do duhet që parlamenti ta aplikojë sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Partia Demokratike akuzon mazhorancën dhe Rithemelimin për pazare me amnistinë penale, duke thënë se e kanë bërë për të liruar zyrtarët e korruptuar.

Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se rreth 100 persona të dënuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit përfituan nga ligji “Për amnistinë”, i miratuar me konsensus PS-Rithemelimi më 4 prill në Kuvend. 40 të dënuar përfituan falje ndërsa 60 ulje të dënimit. Mes përfituesve kanë qenë edhe 16 zyrtarë dhe 7 gjyqtarë të dënuar për korrupsion.

Mes tyre, 40 të dënuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm përfituan falje, ndërsa 60 të tjerë të dënuar për vepra penale të korrupsionit, shkeljes së barazisë në tendera apo shpërdorimit të detyrës përfituan ulje dënimi.

Në daljen për media pas takimin e prokurorët, Manja tha se amnistia është ligji më qëllim mirë që ka miratuar parlamenti.

“Është një nga ligjet më qëllim mira që janë miratuar në atë parlament, rreth 800 vetë janë bashkuar me familjet e tyre dhe të përshtaten me shoqërinë. S’ka asgjë për të fshehur në atë ligj, as nga unë si ministër drejtësie, as ai ligj, është një ligj që do duhet ta kemi parlamentin sa herë të jetë e nevojshme”, tha Manja.

Ministri i drejtësisë pritet të zhvillojë një interpelancë të kërkuar nga opozita të enjten në Kuvend.

Check Also

“Nuk marr dot frymë”/ Fjalët e fundit të Gerti Bogdanit teksa po pinte kafen e mëngjesit, miqtë nxituan dhe hapën derën e tualetit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe një nga të rinjtë më premtues të opozitës sot u …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *