Amnistia penale, lirohet ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj: Uroj që burgun të mos e provojë askush!


Lirohet ish-kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj. Frrokaj uroi të gjithë ata që përfitonin nga amnistia penale.

“Uroj që burgun të mos e provojë askush.”, -deklaroi ish-kryebashkiaku Frrokaj pasi la qelinë në burgun e Reçit në Malësinë e Madhe.
Në burgun e Reçit janë 135 të burgosur që përfitojnë nga amnistia.