Amnistia fiskale/ Ibrahimaj: Nuk është gati, po punojmë akoma me draftin
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka folur ditën e sotme në lidhje me draftin e amnistisë fiskale.
Ibrahimaj tha se është e rëndësishme që ky draft të konsultohet me partnerët ndërkombëtarë me qëllim që të mos bëhen veprime të nxituara.
“Përsa i përket amnistisë fiskale, unë e kam përsëritur në raste të ndryshme. Ne jemi duke punuar akoma me draftin e amnistisë.
Është e rëndësishme që ai draft të vijë i mirëkonsultuar nga të gjithë partnerët tonë ndërkombëtarë, me qëllim që të mos bëjmë veprime të nxituara, të cilat mund të shkaktojnë problematika për ekonominë e vendit.
Jemi ende duke u konsultuar dhe do të vijojmë konsultimin për sa kohë të jetë e nevojshme”,- tha Ibrahimaj.