Amerika në zi! Ndahet nga jeta në moshën 100 vjeçare ish-presidenti

Ish-presidenti amerikan, Jimmy Carter, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.

Carter, i cili ishte president nga viti 1977 deri më 1981 vdiq në shtëpinë e tij në Plains, Xhorxhia.

Presidencën e tij e dëmtoi kriza 444-ditëshe e pengjeve amerikane në Iran, si dhe një numër çështjesh të brendshme ekonomike.

Në garën për rizgjedhje në vitin 1980, Carter u mund nga Ronald Reagan.

Ai ishte presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe fitues i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.