Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shkodër – Koplik, pranë fshatit Çezme në Malësinë e Madhe.
Një automjet është përplasur me një ambulancë, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të makinës, Abaz Kuka, 55 vjeç.
Ndërkohë, dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjet kanë shpëtuar dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rrethanat e aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ