Amber kërkon të largohet nga BBV: Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme

Prime i BBV është përfshirë nga një tjetër moment dramatik, ku Amber ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga spektakli, duke pretenduar se është përballur me fyerje dhe presion psikologjik.

Gjatë spektaklit, Amber deklaroi:

“Gjesti më tha ‘s’e ke vendin këtu, do të çoj për striptizëm.’ Jam degjeneruar në mënyrë të tmerrshme nga Gjesti dhe nga Livia, e cila më quajti aktore pornostare dhe më vuri emrin në tualet. Kam gjithë ditën sot që e mendoj. Kam presion psikologjik.”

Moderatori Ledion Liço ndërhyri, duke e ftuar Amber të mos marrë një vendim të nxituar:

“Do të bëjmë një pakt, do të presim deri në fund të show-t dhe pastaj merr vendimin për respekt të publikut dhe vetes. Të lutem, prit deri në fund të show-t.”

Amber pranoi propozimin, por sqaroi:

“Unë po qëndroj deri në fund të show-t dhe po largohem për respekt të publikut dhe televizionit.”