Ambasadorja greke mbërrin në paraburgimin e Vlorës, takim me Belerin

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, Kostandina Kamitsi ka mbërritur në ambientet e paraburgimit të Vlorës, aty ku ndodhet Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës në zgjedhje e 14 Majit.

Fredi Beleri u arrestua nga policia disa orë para zgjedhjeve pasi u kap duke bërë pazare me votat.

Arrestimi i tij solli reagime të ashpra nga qeveria greke, të cilët e quajtën vendimin e gjykatës skandaloz dhe jo në përputhje me ligjin.