Ambasadori Lamberto Zannier: OSBE/ODIHR me 240 vëzhgues në Shqipëri, vlerësimet për zgjedhjet do të publikohen të hënën

Ambasadori Lamberto Zannier, kryesuesi i misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, ka deklaruar se janë angazhuar 240 vëzhgues në të gjithë vendin dhe 135 të tjerë nga vendet e OSBE.

Zannier tha se misioni ka qenë në Shqipëri që prej fundit të marsit, duke ndjekur nga afër procesin zgjedhor, dhe se të hënën në orën 15:00 do të publikojnë vlerësimet e tyre për zgjedhjet.

Zannier: Kjo është një nga qendrat e votimit ku jemi sot. Si ODIHR kemi 240 vëzhgues, por janë edhe 134 të tjerë nga vendet anëtare të OSBE.

Dita e zgjedhjeve është dita e dukshme e vëzhgimit, por ne kemi qenë këtu që nga fundi i marsit. Ne kemi vëzhguar dhe fushatën zgjedhore. Sot është pika e fundit dhe nesër do të kemi një konferencë për shtyp në orën 15:00.

Një pjesë e vlerësimit tonë do të jenë edhe procedurat e votimit elektronik.

Do të flasim për këtë nesër kur të japim vlerësimet tona nesër. Po punojmë me KQZ, deri tani është shumë transparent dhe shumë i drejtë bashkëpunimi.