Ambasadori i BE vëzhgon zgjedhjet në Durrës! Gonzato: Do analizojmë me kujdes çdo gjë, jo vetëm procesin
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Durrës, në kuadër të zgjedhjeve të para që zhvillohen pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian. Ai theksoi se do të analizohen me kujdes të gjitha aspektet e procesit, jo vetëm dita e votimit, por edhe periudhat para dhe pas saj.
“Erdhëm edhe në Durrës se nuk donim të vëzhgonim procesin e zgjedhjeve vetëm në kryeqytet. Kjo është hera e parë e Shqipërisë që organizohen zgjedhje që pas çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian.
Jo se nuk kemi besim te OSBE-ODIHR, që ka dhjetëra grupi inspektimi e vëzhgimi në terren, se po bëjnë një punë shumë të mirë, por erdhëm vetë për të parë nga afër se si po ecën procesi zgjedhor në Durrës.
Nuk mund të flas për procesin pasi do analizojmë me kujdes çdo gjë, jo vetëm procesin e votimit, por edhe para e pas këtij procesi”, tha Gonzato.
View this post on Instagram