Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së procesit të përkohshëm të vetingut në sistemin e drejtësisë.
Gonzato theksoi se gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruajë integritetin.
“Profesionalizimi që ju treguat në këtë udhëtim më lejoni që të përgëzoj komisionerët për kontributin e tyre që të sigurohej pavarësia e sistemit të drejtësisë për të risjellë besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë. Ajo që keni bërë deri tani është një nga disa gjëra dhe keni dhënë një kontribut të madh për çeljen e grupkapitullit të parë. Puna që është bërë deri tani nuk duhet që të humbasë dhe pavarësia e institucionet duhet që të ruhet. KLGJ dhe KLP duhet të japë prova konkrete dhe të ruajnë standardet e organeve të vetingut. Një aspekt tjetër për të cilin i jemi referuar ne është rëndësia që kanë institucionet e vetingut që duhet t’i referojnë çështje prokurorisë dhe Spak. Në mbyllje mendoj se ajo që keni bërë në këto 7 vite është në arritje dhe një punë e madhe, dhe ka bërë atë që e ka sjellë Shqipërinë më pranë BE dhe anëtarësimit. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të ruhet integriteti, në mënyrë që çdo qytetar të ketë qasje në drejtësi”, tha Gonzato.