Ambasada e SHBA thyen heshtjen për rikthimin e ekspertëve në SPAK: Thelbësor për interesat kombëtare të SHBA
Ekspertët e OPDAT, të cilët ishin larguar nga detyra pas pezullimit të disa programeve nga Departamenti i Shtetit, janë rikthyer zyrtarisht në detyrën e tyre pranë SPAK, që prej të enjtes së kaluar. Një zyrtar i ambasadës amerikane ka sqaruar se disa programe, që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA, janë rifilluar, ndërkohë që ndihma e huaj amerikane është ende në proces rishikimi.
Përmes një deklarate, ambasada theksoi se rikthimi i ekspertëve të OPDAT është në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin e ndihmës së jashtme. Programet që janë konsideruar thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-së do të vazhdojnë, ndërkohë që procesi i rishikimit po zhvillohet. Pas rikthimit, ekspertët kanë zhvilluar takime me prokurorët e posaçëm për të shpjeguar vijimin e bashkëpunimit.