Disa orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, ambasada e SHBA-ve në Tiranë u ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të shmangin tubimet e mëdha.
Në njoftimin e ambasadës theksohet se edhe pse protesta mund të çojë në dhunë të mundhsme ndaj këshillohet qytetarët amerikanë që të rrinë larg vendit të tubimit.
“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të çojnë në dhunë të mundshme. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.