Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranës, ka rikonfirmuar mbështetjen për gjyqtarët e Shkallës së Parë dhe Apelit në GJKKO. Në sipas SHBA, gjyqtarët e pavarur kanë rol vendimtar në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit.
‘Ekipi ynë i Ambasadës së fundmi priti gjyqtarë nga Gjykatat Speciale të Shkallës së Parë dhe të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të theksuar rolin vendimtar të gjyqtarëve të pavarur që shërbejnë me integritet në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe terrorizmit. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e tyre për gjyqtarët e Gjykatave Speciale, pasi ato punojnë për të dhënë drejtësi brenda një sistemi ligjor transparent për të gjithë qytetarët shqiptarë.’- njofton ambasada e SHBA.