Ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Rubios: Të palëkundura në luftën kundër emigracionit të paligjshëm…

Ambasada Amerikane në Tiranë ka shpërndarë mesazhin e Sekretarit Marco Rubio, i cili nënvizon angazhimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë fund emigracionit të paligjshëm dhe për të forcuar sigurinë kufitare të vendit.

Rubio thekson se SHBA-ja është “e palëkundur” në këtë përkushtim, duke përmendur krijimin e dy Zonave të reja të Mbrojtjes Kombëtare përgjatë kufirit jugor si një hap konkret në këtë drejtim.

Gjithashtu, ai përmend standardet e forta të verifikimit për aplikantët për viza, të cilat sipas tij, përfaqësojnë ruajtjen e standardeve më të larta të sigurisë kombëtare dhe publike.