Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin e takimeve për viza, ja si duhet të veproni

Ambasada e SHBA në Tiranë ka përditësuar zyrtarisht sistemin e saj të takimeve për viza. Sipas njoftimit zyrtar tani mund të caktoni dhe përshtatni takimet tuaja për vizë përmes platformës së re.
Atë mund ta gjeni në linkun: https://www.ustraveldocs.com/al/sq/?

Ky ndryshim synon të përmirësojë përvojën e aplikantëve, duke ofruar më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në procesin e prenotimit apo ndryshimit të datës së intervistës.