Ambasada e SHBA në Tiranë: Paqja nuk vjen falas, aleatët e NATO-s duhet të investojnë në sigurinë e tyre
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh të rëndësishëm mbi domosdoshmërinë e investimeve në siguri nga vendet anëtare të NATO-s.
“Vetëm kur të gjithë aleatët investojnë në sigurinë e tyre në nivelin e duhur, ne mund të sigurojmë vërtet paqe për të gjithë Aleancën e NATO-s. Paqja nuk vjen falas,” thuhet në postimin e Ambasadës në rrjetet sociale.
Ky mesazh vjen në një kohë kur NATO po u kërkon vendeve anëtare të rrisin buxhetet e mbrojtjes, për të përballuar sfidat e reja globale të sigurisë dhe për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të Aleancës.