Ambasada e SHBA në Tiranë ndan mesazhin e zv. Sekretarit të Shtetit: Politika e pafundme dhe e zgjeruar, armik i shtetndërtimit kushtetues

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit, Christopher Landau, gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s për vitin 2025.

Landau theksoi se politika e pafundme dhe e zgjeruar është një kërcënim serioz për ndërtimin dhe funksionimin e shtetit kushtetues, duke nënvizuar rëndësinë e respektimit të ligjit dhe institucioneve demokratike për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

“Shtetet e Bashkuara mund të jenë një partner i gatshëm me kapital të konsiderueshëm politik. Mund të punojmë shumë; por do të punojmë vetëm me ata që janë të përkushtuar ndaj një realizmi praktik për vendet e tyre.

Ne i refuzojmë të dy ekstremet e papranueshme të dëshirës për një transformim të jashtëzakonshëm, nga njëra anë, ose të rishikimit të ankesave të lashta, nga ana tjetër.

Politika e pafundme dhe e zgjeruar, pa kufizim dhe përulësi historike, bëhet një armik i strategjisë dhe i shtetndërtimit kushtetues. Ky nuk është qëllimi ynë, funksioni ynë, apo misioni ynë.” – Zëvendës Sekretari i Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s të 2025