Ambasada e SHBA mesazh shqiptarëve para zgjedhjeve të 11 majit: Votoni pa frikë, mos lejoni të…
Vetëm katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një mesazh domethënës për qytetarët, duke i inkurajuar që të votojnë pa frikë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane thekson rëndësinë e një votimi të lirë dhe të ndershëm, duke u kërkuar zgjedhësve që të mos lejojnë të tjerët të flasin në vend të tyre.
“Vota jote është vetëm e jotja,” thuhet në mesazhin e ambasadës, duke theksuar se çdo votë është një zë i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.