Ambasada amerikane në Tiranë paralajmërim: Nëse hyni në mënyrë të paligjshme në SHBA, do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një mesazh të Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, ku ajo thekson se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

Në këtë mesazh, Noem paralajmëron se ata që përpiqen të hyjnë në mënyrë të paligjshme do të kapen, do të ndalohen dhe nuk do të kthehen më kurrë në Shtetet e Bashkuara.

Ambasada gjithashtu thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do të ofrojë mundësi për të hyrë në SHBA.

Përkundrazi, aplikimi dhe përdorimi i saktë i vizave të ligjshme, si viza për punë, studime apo emigrim, është mënyra e vetme për të pasur mundësi ligjore për të hyrë dhe qëndruar në Amerikë.