Altin Mena, kandidati surprizë në garën e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

Një tjetër kandidat i është shtuar listës për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, garë kjo që mbyllet të mërkurën e 18 shtatorit.  Ai është Altin Mena, zëvendës drejtor aktual i policisë së Lezhës. I sapo graduar me gradën “drejtues” Mena prej vitesh është pjesë e radhëve të policisë.

Posti më i lartë që ai ka mbajtur në karriere është ai aktual si zëvendës drejtor policisë për rendin dhe sigurinë në Lezhë. Në këtë qytet më herët ai ka shërbyer si shef i qarkullimit rrugor.

Gjithashtu Mena ka mbajtur dhe detyrën e shefit të komisariati. Post ky që e ushtroi deri pak muaj më parë në qarkun e Beratit.