Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazil për të forcuar bashkëpunimin në fushën e zbatimit të ligjit kundër krimit të organizuar.
Për udhëheqjen e këtij delegacioni nga Dumani ka ardhur edhe një reagim nga ambasada amerikane në Tiranë.
Në deklaratën e ambasadës amerikane thuhet se Dumani u shoqërua nga një hetues i BKH-së, si dhe këshilltari ligjor amerikan dhe një agjent i FBI-së i vendosur pranë SPAK-ut”.
“Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani kryesoi një delegacion që udhëtoi në Brazilia dhe Sao Paulo, Brazil për të forcuar bashkëpunimin me partnerë të rëndësishëm të fushës së zbatimit të ligjit në çmontimin e rrjeteve ndërkombëtare të krimit të organizuar. Vizita në Brazil nënvizoi rolin jetik të bashkëpunimit të Shqipërisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në shkatërrimin e rrjeteve të krimit ndërkombëtar,” tha Drejtuesi i SPAK Dumani.
Zyrtarët brazilianë mirëpritën ngrohtësisht Drejtuesin e SPAK Dumani dhe kolegët e tij, duke e vlerësuar arritjet e SPAK-ut dhe duke theksuar rolin e rëndësishëm që SPAK mund të luajë në nivel ndërkombëtar në uljen e ndikimit të rrezikshëm të grupeve shqiptare të krimit të organizuar në Brazil dhe në rajon.