Alibej në GJKKO: Vëllain e gjeta të vdekur, në shtëpi më erdhën Çapjat e Bledar Muça më tha “Suel Çela e bëri”
Në seancën e fundit gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, Erion Alibej, i njohur edhe si “Krymi”, dëshmoi përpara Gjykatës së Posaçme për atentatin ndaj vëllait të tij, Endrit Alibej, më 29 dhjetor 2018.
Alibej tregoi se ka qenë vetë i pari që mbërriti në vendin e ngjarjes në Bradashesh, ku gjeti të vdekur të vëllain, një shtetas turk dhe xhaxhain e tij, Arben Dylgjeri.
Ai përmendi mungesën e patrullës së zakonshme të policisë atë natë dhe deklaroi se pak më vonë, në shtëpinë e tij mbërritën figura të njohura të grupeve rivale si Florenc Çapja, Bledar Muça dhe Ervis Caushllari.
Sipas dëshmisë së tij, Muça e paralajmëroi për rrezikun nga Suel Çela, duke e cilësuar këtë të fundit si të vetmin që kryente “masakra të tilla”.
Dëshmia e Erion Alibej:
Sa ishim larguar nga gëzimi familjar kur më telefonuan. Unë në atë moment pashë një X5 të bardhe të Mikael Qoses para fast-food të Dine Camit. Kur u shkëmbyem i thashë Mikaelit, a ke hekur aty. Jo, më thë, ca ka ndodh. I thashë, që i kanë gjuajtur Endritit. Bashkë me të në makinë ishte edhe Ervis Copja, që i thërrisnin Liçe.
Shkova në Bradashesh. Atje ishin vec familjarët e mi, asnjë tjetër. Kur u nisëm nga xhaxhai, ishim tre makina. E para Range Roveri me targa rumune, që përdorej nga Endriti. Dy makinat e tjera ishin me gra dhe fëmijë. Endriti edhe pak i dehur, në momentin e nisjes i thotë kunatës sime, ik tek makina e grave. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatzanisë.
Në Bradashesh i bëjnë atentat. Unë isha i pari që shkova në vendngjarje. Aty ishte errësirë. Aty gjithmonë rrinte një patrullë policie, por atë natë nuk ishte, c’ka më ngriti dyshime. Gjeta aty familjarër e mi, në një situatë që nuk e shpjegoj dot.
E para që ka hapur derën e Range Rover ishte bashkëshortja ime. Pastaj motra ime. Kishin pandehur një aksident fillimisht. E gjeta të ngrohtë Endritin. Shtetasi turk po ashtu. Edhe xhaxhai pas ishte i pajetë. Erdhi pastaj policia dhe ambulanca. Endriri i kishte plumbat nën krah. E çuam Endritin në spital, por më pas mësuam që ishte pa jetë.
Shkova në shtëpi, po vinin shumë miq, të afërm. Shumë shpejt erdhën Çapjat, Florenc Capja, Bledar Muça, Ervis Caushllari (Korçari).
I ndaj vec e i dëgjoj.
Bledar Mucën e takoja për herë të pare, Florenc Çapjen për herë të dytë.
Më thotë Bledar Muça, i pata thënë Endritit të bënte kujdes. Nga kush i them. Suel Çela, tha, askush tjetër ai i bën këto masakra.
Ka qenë një benz gri, më tha.