Partia Demokratike e udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj mësohet se sot do të vijojë sërish me diskutimet për zgjedhjen e kandidatëve që do garojnë për kryebashkiakë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Diskutimi do të bëhet për dy bashki, atë të Kurbinit dhe Vaut të Dejës.
Bashkite e mëdha si Elbasani, Durrësi dhe Shkodra nuk do të kenë kandidatë.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Enkelejd Alibeajt, përveç Roland Bejkos në Tiranë, është vendosur konfirmimi për zgjedhjet vendore të kandidati të Lezhës Sandër Marku; të Pranvera Rizait në Patos; të Agron Kapllanajt në Mallakastër; në Korçë PD ka konfirmuar kandidatin Gjergji Gjata ndërsa në Fier do të garohet me Eriselda Zotaj Çelaj.
Pritet që pas diskutimeve të ketë një konferencë të kryetarit të komanduar, Enkelejd Alibeajt dhe kandidatit të PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko.