Alibeaj i shoqëruar nga Garda si kryetar opozite: S’më pëlqen fare, por duhet respektuar ligji

Për herë të parë, kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj është shfaqur nën shoqërimin e Gardës, ashtu siç e parashikon ligji që kryetari i opozitës mbrohet nga Garda e Republikës. I pyetur nëse ndihet i kërcënuar, Alibeaj tha asnjëherë.

“Nuk kam dashur t’i mbaj. Është detyrim i gardës, që situata zgjedhore të mund të shoqërohesh. Unë e kam pak të vështirë të eci i shoqëruar, por edhe ligjet e shtetit duhet t’i respektojmë. Ndiheni i kërcënuar? Kurrë, asnjëherë”, tha Alibeaj.