Partia Demokratike e drejtuar nga kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj, ka bërë një tjetër padi pranë Komisionit të Animimeve dhe Sanksioneve në KQZ.
Alibeaj kërkon që në fletën e votimit të jetë edhe emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit Bashkë Fitojmë, duke kundërshtuar vendimin e kreut të KQZ-së Ilirjan Celibashi për të mos e vendosur në fletën e votimit emrin e kryetarëve të partive në rast koalicioni.
Si shembull Alibeaj ka sjellë fletën e votimit të vitit 2021 ku në koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim nnë ato zgjedhje, në fletë shkruhej emri i kryetarit të PD-së Lulzim Basha.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ