Alibeaj ankimon vendimin e KQZ-së, caktohet relatori në KAS

Pas vendimit të KQZ-së për të mos pranuar regjistrimin e grupimit të Alibeajt në zgjedhjet lokale, këta të fundit kanë bërë sërish ankesë në KAS.

Mësohet se sot është hedhur  shorti për caktimin e relatorit për ankimimin e grupit Alibeaj në KAS.

Rezultatet e shortit përcaktuan relator të kërkesës ankimore të depozituar nga PD, anëtarin e KAS Koli Bele.

Përfaqësuesi i Alibeajt, Indrit Sefa njoftoi depozitimin e ankimit në KAS.

PDSH ankimon në KAS vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili vendosi politikisht të mos regjistrojë në shkelje të ligjit Partinë Demokratike të Shqipërisë, si subjekt zgjedhor në zgjedhjet vendoret të 14 majit”, thuhet në njoftim.

Ankimimi kërkon shfuqizimin e vendimit nr.172, datë 14.03.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për shqyrtimin e kërkesës së “Partia Demokratike” për regjistrimin si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisë vendore të datës 14.05.2023”.

Check Also

Zbulohen “shtëpia e barit” në Spanjë, në pranga dy shqiptare e pëson dhe çifti vendas, u zbuluan nga…

Garda Civile e Spanjës, ka arrestuar katër persona, dy me kombësi shqiptare dhe dy spanjollë, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *