Aleksandar Vuçiç mbetet në krye të Serbisë, Brnabiç shpall fitoren e partisë SNS

Partia qeverisëse e Serbisë ka shpallur fitoren gjithëpërfshirëse në zgjedhjet parlamentare të vendit që u mbajtën sot.

Populistët qeverisës të Serbisë pretenduan fitore gjithëpërfshirëse të dielën në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Kryeministrja Ana Brnabiç tha se me gjysmën e votave të numëruara, parashikimet e Partisë Progresive Serbe tregojnë se presidenti Aleksandar Vuçiç fitoi 47% të votave dhe pret të mbajë rreth 130 vende në asamblenë prej 250 anëtarësh.

Grupi kryesor i opozitës Serbia kundër dhunës fitoi rreth 23%, tha Brnabiç.