Aldo thyen kutinë e emergjencës në Big Brother VIP 4: Takon vajzën e tij dhe çon këtë banor në nominim të përhershëm

Në shtëpinë e Big Brother Albania VIP 4, është thyer kutia e tretë e emergjencës, kësaj here nga Aldo, i cili kërkoi të takonte vajzën e tij. Duke e cilësuar si një veprim të nxitur nga dëshira për të sjellë energji pozitive në shtëpi, Aldo tha:

“Do sjell pak energji pozitive në këtë shtëpi, sepse nuk po duroja dot më, sinqerisht. Më falni të gjithë, por kam disa ditë që dua të shoh vajzën time.”

Brenda kutisë së emergjencës, përveç ftesës për takimin, ishte edhe një zarf ku shkruhej se Aldo duhej të çonte një banor në nominim të përhershëm. Pa hezituar, Aldo zgjodhi Gertën, duke e deklaruar vendimin e tij para të gjithë banorëve.

“Nuk e mendoj dy herë, por do çoj në nominim të përhershëm Gertën,” tha ai.

Nga ky moment, Gerta do të jetë në nominim për sa kohë qëndron në shtëpinë e Big Brother VIP.