Aldo e telefonon për ta pyetur për vajzën, habit ish-bashkëshortja e tij: Do të doja të të shikoja duke flirtuar…
Një moment emocionues ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku Gerta Gixhari theu kutinë e emergjencës dhe fitoi një telefonatë surprizë. Edhe pse dëshironte të fliste me dy djemtë e saj, ajo u përball me një sfidë tjetër: duhet të zgjidhte një banor tjetër për ta ndarë këtë mundësi.
E përlotur nga situata, Gerta vendosi t’ia jepte telefonatën Aldos, i cili e përdori këtë shans për të komunikuar me ish-bashkëshorten e tij, Ana Veseli, duke pyetur për vajzën e tyre.
Në bisedën e tyre, Ana i dha disa këshilla për lojën, duke e inkurajuar të vazhdonte rrugëtimin e tij me të njëjtën qasje dhe të mos ofendonte apo ulte femrat.
“Vazhdo kështu siç je. Çdo ditë do të doja të të shikoja duke flirtuar me vajzat e bukura të shtëpisë, sesa të shikoja shembuj që i ofendojnë dhe ulin femrat. Kështu që duhet t’u japësh forca,” i tha ajo.
Ajo gjithashtu e këshilloi që të reagonte me më shumë vetëbesim kur Rozana e akuzonte për flirtime:
“Kur Rozana të thotë ‘ke flirtuar me 3’, thuaj ‘do flirtoj me 6’.”