Alda Klosi kërkon lirimin nga qelia, shtyhet gjyqi për ish-zyrtaren

Gjyqi ndaj ish-zyrtares Alda Klosi është shtyrë sërish.

Ish-zyrtarja, e cila akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, kërkoi lirimin nga qelia dhe caktimin e masës ‘arrest shtëpie’ duke dhënë argumente se ishte e gatshme që t’i përgjigjej hetimeve.

Mbrojtja e ish-zyrtares e bëri këtë kërkesë për faktin se duhej të ishte në banesë për shkak se duhej të kujdesej për nënën e saj të verbër dhe djalin e saj të mitur.