Albina Kelmendi ironizon performancën e Egli Takos: Na falni që një këngë kaq e madhe për ne këndohet në brekë

Një video e publikuar së fundmi në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta dhe debate.

Pamjet tregojnë këngëtaren Egli Tako duke interpretuar këngën patriotike “Mora fjalë” të legjendës Shkurte Fejza, gjatë një performance në një klub nate, e veshur në një mënyrë që shumë e kanë cilësuar si të papërshtatshme për natyrën e këngës.

Albina, e ripostoi videon në rrjetet e saj sociale, duke e shoqëruar me komentin:

“M’falni edhe mu që po e bëj share. Uroj që kjo të jetë një montazh i keq!”