Albin Kurti e “djeg” në një dasmë në Kosovë!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duket se ka lënë për pak minuta problemet e shtetit dhe ka shijuar dasmën, ku ka qenë i ftuar.

Kurti është parë duke kërcyer në një dasmë në Llap, në pjesën verilindore të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës është parë duke kërcyer krah çiftit që po feston për kurorëzimin e dashurisë.