Albana Fico jep dorëheqjen nga drejtimi i QSUT-së për shkak të ….
Albana Fico ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i Qëndrës Univeristare Spitalore “Nënë Tereza”.
Ajo ka dhënë dorëheqjen, ndërsa ky vendim vjen 44 ditë nga zjarri në urgjencën e re ku prej javësh trashmë shërbimet mungojnë.
Urgjenca në spitalin e sëmundjeve të brendshme në ‘QSUT’ është jashtë funksionit prej 11 shkurtit, kur në katin -1 të saj ra një zjarr, shkaqet e të cilit janë ende të panjohura dhe po hetohen nga Prokuroria e Tiranës, ndërsa Drejtoria nuk mori masa pas ngjarjes për menaxhimin pa vonesa të urgjencave.
Fico u emërua në këtë post në dhjetor të vitit 2021 duke zëvendësuar Enkelejd Jotin, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e dorëheqjes.
Përpara se të merrte drejtimin e QSUT-së, Fico prej më shumë se 4 vitesh drejtoi Institutin e Shëndetësisë Publik, përfshirë dy vitet e vështira të pandemisë.
Me profesion mjeke ajo është gjithashtu pedagoge në Universitetin e Mjekësisë.
Vijon…