Një javë më parë, thanë burime të sigurta për Replikë, kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, tashmë zyrtarisht i arrestuar nga SPAK, ka ristrukturuar kabinetin e tij dhe drejtoritë.
Një nga ndryshimet ishte Alban Dokushi, i cili nga drejtor Juridik ka marrë edhe postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Bashkisë Tiranë, duke u bërë kështu pretendenti kryesor për të marrë stafetën drejtuese deri në zgjedhjen e kreut të ri të Bashkisë Tiranë.
Ndërkohë, bëhet me dije se të gjithë drejtuesit e vjetër të drejtorive të Bashkisë janë larguar, për tua zënë vendin njerëz të rinj, pa probleme me ligjin. Mes tyre e larguar është edhe bashkëshortja e Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, e cila mbante rolin e drejtoreshës së Zhvillimit dhe Lejeve në Bashkinë Tiranë.