Alarmoi policinë/ RENEA gjen dy armë në banesën ku ndodhej vajza në Astir
Në lidhje me ngjarjen alarmante në Astir janë zbardhur detaje të reja. Pas përpjekjeve të shumta policia dhe forcat RENEA kanë hyrë në banesë dhe e kanë gjetur të renë Sajma Qordja të vetme dhe në gjendje të rënduar psikologjike. Gjithashtu të blutë bëjnë me dije se në banesë janë gjetur edhe dy armë mbi tavolinë, për të cilat në këto momente po këqyren nga ekspertët e kriminalistikës.
Ndërkohë burimet për Replikë bëjnë me dije se shtëpia ku gjendej Qordja është marrë me qera ditore nga i dashuri i vajzës. Gjithashtu mësohet se pronari i banesës ka edhe një hyrje tjetër ngjitur me këtë banesë. I dashuri i vajzës më pas ka marrë me qira edhe hyrjen tjetër. Policia kishte info se në këtë banesë kishte armë zjarri. Sot efektivët kanë ndërhyrë në banesën e dytë ku kanë gjetur dy armë zjarri dhe shenja kokaine. Banesa ka qënë thuajse e shkatërruar.
Kur efektivët kanë trokitur në banesën tjetër që ishte e reja ajo ka filluar të bërtasë dhe është kyçur brenda dhe ka lajmëruar policinë.