Alarmi për bombë në Kuvend, Glauk Konjufca: U kërcënuam me telefon, policia po heton burimin e mesazhit
- 5 July, 2025
Deputeti Glauk Konjufca ka konfirmuar para mediave në oborrin e Kuvendit të Kosovës se në ndërtesën e parlamentit është bërë një kërcënim përmes telefonit. Ky incident ka bërë që policia të urdhërojë evakuimin e deputetëve dhe gazetarëve nga salla.
Konjufca tha se policia po merret me hetimin e kërcënimit dhe pritet të japë më shumë detaje për situatën. “Policia kështu po mendon…” – u shpreh ai shkurtimisht.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ