Alarm te klubi i njohur! Lojtari diagnostikohet me tuberkuloz aktiv, izolim urgjent, por…

Klubi holandez PSV ka bërë një njoftim tronditës, duke konfirmuar se një nga lojtarët e tij vuan nga tuberkulozi aktiv. Sipas gazetës De Telegraaf, bëhet fjalë për Lucas Perez, sulmuesin spanjoll 36-vjeçar, i cili iu bashkua skuadrës në shkurt.

Autoritetet dhe personat që kanë pasur kontakt të afërt me lojtarin janë informuar, ndërsa Perez është izoluar për të parandaluar përhapjen e sëmundjes. Tuberkulozi është një sëmundje infektive që prek mushkëritë dhe mund të transmetohet përmes ajrit.

Spanjolli nuk u aktivizua në ndeshjet kundër Juventusit, të cilin PSV e eliminoi në play-offin e Champions League, dhe nuk ishte as në listën e UEFA-s. Klubi holandez u ndal në fazën e 1/16-ve, ku u eliminua nga Arsenali.

Deri më tani, Perez ka luajtur vetëm 24 minuta me skuadrën holandeze.